Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Leicester City në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Qytetarët kanë vazhduar serinë pozitive duke marr edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke rritur epërsinë me ndjekësit në luftën për titull kampion.
Golat në këtë fitore të ekipit të Pep Guardiolas u shënuan nga Benjamin Mendy (58’) dhe Gabriel Jesus (74’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori belg, Kevin de Bruyne, i cili u vlerësua me notë 8.1
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin Ricardo Pereira që u notua me 6.1.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/