Manchester Unitedi ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtimin e tyre te Leicester City në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë pozitive dhe pa humbje nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer.
Goli i vetëm në këtë udhëtim të vështirë të Unitedit u shënua në minutën e nëntë nga anglezi Marcus Rashford.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori francez, Paul Pogba, i cili pas asistimit dhe ndeshjes së mirë u notua me 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin anësor të vendasve, Damarai Gray që u vlerësua me notë 6.0.
Leicester City:
Man Utd:
/Telegrafi/