Leicester City i ka dhënë shkollë Arsenalit, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0.
‘Dhelprat’ ishin më të mirë në fushë që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa e morën një fitore të madhe edhe pse janë jashtë objektivave.
Yuri Tielemans shënoi golin e parë, ndërsa Jamie Vardy me dy gola të tjerë shënuan në suksesin e Leicester.
Pikërisht Vardy ishte më i miri në fushë, ndërsa me notë të lartë u vlerësuan edhe Maddison, Pereira e Tielemans.
Nota më e ulët tek mysafirët shkoi për mbrojtësin e ri Maitland Niles që u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa edhe Shkodran Mustafi kishte paraqitje të dobët. /Telegrafi/