Telegrafi

Lei Kraja: Nuk do i kisha problem fëmijët jashtë martese

Lei Kraja (Foto: Instagram)

Ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe një nga femrat më të komentuara në mediat rozë.

Fjala është për prezantuesen dhe modelen nga Shqipëria, Lei Kraja, e cila së fundmi në rrjetet sociale është krahasuar me Georgina Rodriguez, të dashurën seksi të futbollistit Cristiano Ronaldo.

E ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, Lei pranoi se ka disa ngjashmëri me modelen, megjithëse do i pëlqente shumë herë më tepër ta krahasonin me Irina Shayk.

Lei Kraja e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” (Foto: YouTube)

Ndërkohë, e vënë përballë disa pyetjeve ngacmuese, për të kuptur se sa e ngjashme është me Georginën, Lei tregoi se as ajo nuk do e kishte problem nëse partneri i ardhshëm do kishte fëmijë nga lidhje apo martesa të mëparshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lei Kraja

I vetmi kusht i moderatores ishte numri i fëmijëve, pasi, sipas saj, kur në familje ka shumë fëmijë, është e vështirë që secili të marrë vëmendjen e merituar.

Modelja Kraja përndryshe u bë më e njohur për publikun qysh nga paraqitja e saj në “Dance With Me” bashkë me këngëtarin Robert Berisha.

Me këtë të fundit po ashtu u përfol për një romancë të mundshme, madje deklaroi se do të martohej me të nëse nuk do ishte i martuar – pasi Roberti atë kohë ishte i martuar me Nora Istrefin. /Telegrafi/