Telegrafi

LEHTËSOJUNI: Ushtrimi i cili do t’ju ndihmojë që të lehtësoheni nga TË GJITHA ato që nuk ju nevojiten

Nëse ndieni që keni obligime të tepërta, që mendoni për shumëçka… ky ushtrim do t’ju ndihmojë shumë.

Imagjinoni për një moment që në çdo shuplakë mbani shumë brenga në formë hidhërimi, zemërimi, gjykimi, frike.

Imagjinoni ato si masë të pakëndshme të errët, refuzuese, transmeton Telegrafi.

Për të mos e humbur atë përmbajtje të vlefshme, shtrëngoni të dy shuplakat, sa më fuqishëm që mundeni – deri në kufijtë e dhembjes dhe njëkohësisht kushtoni vëmendjen deri ku shkon ai ngërç – deri te bërrylat, supet madje edhe më tutje?

Mund të merrni frymë thellë me mushkëritë plot?

Pastaj hapni shuplakat dhe imagjinoni sikur të gjitha ato po dalin nga shuplakat dhe po bien në dysheme.

Shkundni gishtat, shtrëngoni dhe lironi.

Fuqishëm fërkoni shuplakat që të eliminoni edhe thërrmijat e fundit.

Si ndiheni tani?

Si ndiheni kur merrni frymë me mushkëritë plot?

/Telegrafi/