Telegrafi

I lehtësohet dënimi sulmuesit të Radmilla Sheqerinskës

Sulmuesi i ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ka fituar pehtësim në dënimin e tij, për sulmin ndaj ministres, natën e 27 prillit të vitit të kaluar.

Gjykata penale e pranoi ankesën e të dënuarit, dhe dënimi i tij prej katër vitesh, është ulur për një vit e gjysë.

Kështu, sulmuesi që e tërhoqi Sheqerinskën për flokësh dhe i shkaktoi lëndime trupore, do të vuaj dy vite e gjysmë dënim./Telegrafi/