Site icon Telegrafi

Lehtësimi shpirtëror që ndjeu Khabib Nurmagomedov në matjet zyrtare – pesha e tij është ideale për meçin ndaj Justin Gaethje

Khabib Nurmagomedov u duk një njeri i ‘lehtësuar’ pasi kreu matjen zyrtare për ndeshjen që vlen mbrojtjen e titullit kundër yllit tjetër të UFC-së, Justin Gaethje.

Khabib i njohur me nofkën ‘Shqiponja’, tani 32 vjeç, nuk ka zhvilluar meçe brenda tetëkëndëshit që nga fitorja e tij ndaj Dustin Poirier në ‘UFC 242’ shtatorin e kaluar.

Ai kishte planifikuar të mbronte titullin Tony Ferguson në prill, por lufta e tyre e pritur me padurim u anulua për herë të pestë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Shumë pikëpyetje u ngritën mbi të ardhmen e yllit rus të pamposhtur të MMA pas vdekjes tragjike të babait të tij, Abdulmanap Nurmagomedov, në korrik .

Khabib tani shpreson të rrit rekordin e tij të MMA ku ka 29 fitore dhe zero humbje, kundër Gaethje në ‘UFC 254’ të shtunën.

Që të peshonte më pak gjatë matjes, çeçeni i zhvesh i tëri dhe shkoi në peshore, ku u pa i nervozuar  për disa sekonda.

Kur pesha e tij ishte ideale 70 kilogram, u pa një lehtësim në frymën e tij.

Shumë tifozë shprehën shqetësimet e tyre rreth mënyrës se si shikoi peshimi, por Khabib tani duket gati për meçin. /Telegrafi/

Exit mobile version