Site icon Telegrafi

Lehtësimi i masave kufizuese: Kështu “gumëzhinte” Anglia – pas disa muajsh mbyllje, si pasojë e COVID-19

“Emocionuese”, “paksa e frikshme” dhe jo vetëm këto, ishin disa nga vlerësimet nga njerëzit që shijonin pijet jashtë shtëpive, në natën e tyre të parë në disa muaj, pasi Anglia hapi përsëri “kafenetë dhe restorantet në ambiente të hapura”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në Soho të Londrës, vendasit mirëpritën të shihnin West End të “gumëzhimë përsëri” nga njerëzit.

Pjesë të West End të Londrës ishin të mbyllura për trafik për të dhënë më shumë hapësirë për pije dhe ngrënie

Rrugët ishin të mbushura plot, me rrugë të mbyllura për të dhënë më shumë hapësirë për pije alkoolike dhe ngrënie.

Në Newcastle, njerëzit thanë se ishte “e vlefshme” të guxonin të “formonin” tarracat e pubeve.

Njerëzit në Soho thanë se atmosfera ishte festive

Pirja dhe ngrënia në natyrë rifilloi të hënën për herë të parë që kur bllokimi i Anglisë filloi më 5 janar – edhe pse për miliona njerëz që jetuan nën kufizimet e nivelit 4 në dhjetor, pritja kishte qenë edhe më e gjatë.

Dyqanet, parukierët, palestrat dhe kopshtet zoologjike ishin ndër bizneset e tjera që u rihapën në Angli, ndërsa urdhri i “qëndrimit në shtëpi” i Irlandës Veriore u hoq dhe disa rregulla u lehtësuan në Skoci dhe Uells.

Dhe pavarësisht nga stuhitë e borës në pjesë të vendit, njerëzit u dyndën në kafene dhe restorante për të festuar kthimin e disa prej lirive të tyre.

“Njerëz ka kudo, ndjehet si një festë, në thelb”, ka thënë një qytetar që kishte dalë për një pije për BBC.

https://www.youtube.com/watch?v=O0hDH91BKUo

“Sinqerisht është një ndjenjë e mirë – sikur jemi jashtë burgut. Ne po festojmë një ditëlindje, kështu që është dhurata më e mirë, sigurisht”, ka thënë një tjetër.

Ndërsa një grua, e cila ka jetuar në Soho për 15 vjet, tha se ishte “mahnitëse, është e bukur vetëm të shohësh njerëz jashtë, të kesh jetën përreth nesh, më ka marrë malli aq shumë”.

Në Lagjen Veriore të Manchesterit qendror, grupet shijuan pijet ndërsa nata po afrohej

Sidoqoftë, disa përshkruan disa momente shqetësuese në mundësinë e vendeve të mbushura me njerëz për herë të parë në muaj.

Megjithatë, shumë njerëz thanë se i mirëpritën turmat dhe nuk ishin të shqetësuar për rrezikun e përhapjes së COVID-19.

Policia patrullonte rrugëve në Soho

Disa kanë thënë se ata tashmë ishin vaksinuar, ndërsa një grup tha që kishin bërë paraprakisht teste të shpejta.

Pavarësisht të gjithave, më herët të hënën, kryeministri Boris Johnson u kishte kërkuar njerëzve që “të vazhdonin të silleshin me përgjegjësi” ndërsa u bë lehtësimi i masave kufizuese. /Telegrafi/

Exit mobile version