Telegrafi

Lehtësim i madh: shtatë gjëra rreth të cilave duhet të mos brengoseni!

Me siguri keni dëgjuar disa nga këto mite të zakonshme për të cilat ndoshta edhe ju keni menduar që ka të vërteta në to.

1. Pini tetë gota ujë në ditë
Shumica nga e ne beson që ne kemi nevojë për tetë gota ujë, përveç asaj çka hamë dhe pimë çdo ditë. Uji është i shkëlqyeshëm, por lëngjet i konsumojmë edhe me lëng, çaj, qumësht, pemë dhe perime – dhe atë shumë shpesh, prandaj nëse ushqimin e kemi të balancuar nuk ka arsye për shqetësim. Nëse jeni të etur, duheni të pini, por kurrsesi nuk guxoni ta teproni.

2. Për shkak të stresit do t’u zbardhen flokët
Flokët na zbardhen sipas gjenetikës dhe duhet ta pranojmë që edhe kur na paraqiten ato fije gri, produktet për flokë i fshehin mjaft mirë.

3. Leximi në dritë të dobët shkatërron shikimin
Duke lexuar në dritë të dobët mund t’i lodhni sytë, çka mund të shkaktojë dhimbje të kokës. Por, nuk do të bëni asnjë dëm afatgjatë, përveçse ndoshta të shkaktoni rrudha të vogla rreth syve. Gjumi i mirë dhe kualitativ do të ndihmojë që sytë tuaj të shërohen tërësisht.

4. Kafeja është me të vërtetë e keqe
Kafeja vjen nga bimët e dobishme që veprojnë si antioksodantë. Studimet tregojnë që te femrat redukton rrezikun nga diabeti i tipit 2 për 30 për qind. Studimet tjera tregojnë që kafja redukton edhe rrezikun nga sëmundja e Parkinsonit, kanceri i zorrës së trashë, cirroza, madje edhe që mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj. Po ashtu, kafeja nuk ka asnjë ndikim në sëmundjet e zemrës. Dy deri tre filxhanë në ditë janë të mirë për shumicën e njerëzve.

5. Ushqimi i freskët është gjithmonë më i mirë se i ngrirë
Ushqimi i ngrirë mund të jetë po aq i mirë sa edhe i freskëti, sepse pemët dhe perimet në kulmin e përmbajtjeve të tyre ushqyese janë ngrirë duke ruajtur të gjithë materiet ushqyese.

6. Vezët ngrenë kolesterolin
Vezët kanë vetëm 1,6 gramë të yndyrave të ngopura, por edhe proteina dhe vitamina A dhe D. Prandaj, vezët lirisht mund t’i hani për mëngjes, vetëm ta keni parasysh sasinë e kolesterolit në ushqimin tjetër që e hani gjatë ditës.

7. Nëse e keni ftohtë do të ftoheni
Ftohja nuk ndikon në imunitet, përveçse nëse e keni aq ftohtë saqë shkatërrohet mekanizmi mbrojtës i trupit tuaj, por kjo ndodh vetëm në rast të hipotermisë. Arsyeja pse njerëzit ftohen më shpesh gjatë dimrit nuk është tek temperatura, por pikërisht tek ekspozimi i shtuar ndaj viruseve të ftohjes. /Telegrafi/