Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 5-1 përballë Legia Varshavës.
Është pritur që mbretërit të fitojnë me lehtësi dhe ashtu ndodhi.
Gareth Bale e hapi ndeshjen me një gol të bukur që në minutën e 16-të.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Ishte Jodlowiec që shënoi në portën e vet në minutën 20-të, pas një goditjes së Marcelos.
Por Legia u mundua ta hap ndeshjen, ku shënoi nga pika e bardhë me Radovic.
Asenesio ishte ai që e mbylli pjesën e parë me një gol në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë Reali shënoi edhe dy herë. Fillimisht ishte Vasquez, pastaj edhe Morata që shënuan për rezultatin 5-1. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CIvA25vr0a8