Site icon Telegrafi

Lehtë dhe efektive: Truqet si të eliminoni aromën e keqe nga këpucët dhe atletet

shutterstock

Moti i nxehtë do të thotë që edhe këpucët mund të prodhojnë aroma të pakëndshme derisa i mbani në dollap apo pas mbathjes për një kohë të gjatë

Mirëpo, këto aroma mund t’i eliminoni në mënyrë të thjeshtë, duke përdorur disa përbërës natyralë.

Soda e bukës është një produkt me shumë përdorime që shumica e njerëzve e kanë në shtëpi.

Të vetmen gjë që duhet ta bëni është që në gete të vjetra t’i hidhni disa lugë sode buke, t’i lidhni t’i vendosni në këpucë, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, në këpucë vendosni edhe dy apo tri qese të papërdorura të çajit, varësisht sa kundërmojnë këpucët dhe t’i lini të qëndrojnë 24 orë.

Për eliminimin e aromave të forta përdorni detergjent për larje të rrobave dhe uthull.

Nëse atletet mund t’i lani në rrobalarëse, lani në temperaturë të ulët me një sasi të vogël detergjenti të rrobave dhe një gotë uthull. Mos shtoni zbutës sepse mund t’i dëmtoni atletet, por pasi t’i lani, ato lini të thahen në diell.

Disa këshillojnë që atletet mund t’i fusni në frigorifer me ngrirje të thellë. Të ftohtit është konstatuar që ndikon në eliminimin e aromave, ndërkaq folia do të mbrojë ushqimin nga kontaminimet, shkruan express.co.uk.

Një këshillë tjetër përfshin një tas dhe alkool. Mbushni një tas me alkool, lagni një copë pambuku dhe aplikojeni alkoolin në pjesën e poshtme të këpucës derisa të mbulohet plotësisht. Duke qenë një antiseptik natyral, alkooli do të dezinfektojë këpucën dhe do ta ‘thajë’ erën. /Telegrafi/

Exit mobile version