Site icon Telegrafi

Lehona nga Shkupi, lindi fëmijën e saj në veturë

Një shkupjane ka lindur pardje pas dite në veturë, edhe atë pak metra në hyrje të Klinikës për Gjinekologji dhe akusheri në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruaja shtatzënë ka arritur të arrijë përpara Klinikës me makinë që ishte duke u vozitur, me gjasë nga burri i saj, por në vend të dhomës së lindjes, foshnja ka lindur në ulëset e pasme të makinës, shkruan ‘Skopje Info’.

Në sallën e lindjes menjëherë është zbatuar protokolli për lindje në raste të këtilla dhe janë marrë të gjitha masat e sigurisë edhe për nënën edhe fëmijën. Edhe nëna edhe fëmija tani janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version