Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Jens Lehmann, dëshiron të shesë vilën e tij me vlerë 13 milionë euro pasi u divorcua nga gruaja për shkak të problemeve të shumta private.
Ish-portieri i Arsenalit, i cili fitoi titullin anglez në vitin 2004, u divorcua nga gruaja e tij 52-vjeçare Conny, e cila nuk jeton më në pronë, pasi gjeti një të dashur tjetër dhe më të ri në moshë.
Çifti u martua zyrtarisht në vitin 1999 dhe patën dy fëmijë, Mats (24) dhe Lieselotta (18). Jens adoptoi gjithashtu fëmijën e saj Laase, të cilin e kishte me ish-mesfushorin e Dortmundit, Knut Reinhardt.
Një agjent pronash në Mynih ka nxjerrë në shitje vilën e tyre për një çmim prej gati 13 milionë euro.
Vila ka 6 dhoma gjumi dhe 6 tualete, dhe ashensori lidh 633 metra katror sipërfaqe banimi. Prona ka një pamje të liqenit Starnberg dhe gjithashtu ka një pishinë të brendshme, sauna dhe palestër.
Të dy u divorcuan disa muaj më parë pasi “rrjedhën” fotot e Jens duke u argëtuar me femra të reja.
Më pas ish-portieri 55-vjeçar u arrestua për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe u detyrua të dorëzonte patentën.
Fqinjët e tij janë të kënaqur që Lehmann do të shesë vilën e tij dhe njëri prej tyre tha se “askush nuk do të derdhë lot për të” dhe se “gruaja e tij nuk është më këtu, kështu që shtëpia është bërë shumë e madhe për të”.
Gjermani zemëroi fqinjët e tij pasi sulmoi një nga garazhet e tyre me sharrë elektrike në vitin 2022 dhe u gjobit me 130,000 euro pasi gjykata e shpalli fajtor për dëme materiale.
Vendimi i tij për të shitur pronën besohet të jetë i lidhur me ndarjen e tij nga gruaja e tij prej 25 vitesh, dhe jo për grindje me fqinjët.
“Jens sillet sikur çdo gjë është në rregull, por të dy kanë jetuar jetën e tyre prej kohësh. Sapo gjithçka të zgjidhet me shtëpinë, ata do të divorcohen”, tha një nga miqtë e tij.
Jens dhe Conny shkuan me pushime si familje verën e kaluar, por besohet se pushimi për fëmijët dhe jo për ndonjë ndjenjë romantike mes çiftit. /Telegrafi/