Telegrafi

Legue Cup: Chelsea kundër Swanseas, Bradfordi ndaj Villas

Blutë do të luajnë kundër Swansea Cityt, ndërsa Aston Villa do të ketë punë me Bradford Cityn.

Chelsea kaloi në gjysmëfinale me një fitore të lartë prej 5-1 kundër Leeds United dhe është favorit për ta fituar këtë kupë. Swansea, nga ana tjetër, fitoi përballë Middlesbrough me rezultat minimal.

Bradfordi eliminoi Arsenalin pas ekzekutimit të penaltive, ndërsa Aston Villa ishte bindëse kundër Norwichit me rezultat 4-1. /Telegrafi/