Gianluca Vialli beson se Juventusi kanë një mentalitet më evropiane, ndërsa Alessandro Del Piero vlerëson pozitivisht Massimiliano Allegrin.
Dyshja italiane kanë luajtur së bashku për bardhezinjtë, kur ata fituan trofeun e fundit në Ligën e Kampionëve në vitin 1996, dhe u pyetën për opinionet e tyre në një ngjarje bamirësie të golfit sot.
“Juve kanë një mentalitet më evropian. Juve kanë fituar respektin e ekipeve të mëdha në Evropë”, ka thënë Vialli për ANSA, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, top-golashënuesi më i madh i gjitha kohërave te Juve, Del Piero lavdëroi Allegrin dhe i tha që të mbaj këmbët në tokë.
“Gjatë dy viteve të fundit, Juve kanë ndryshuar shumë, në sajë të investimeve të rëndësishme të cilat janë të realizuara në tregun e transferimeve”.
“Ka eksitim të madh, për momentin Allegri është duke bërë vërtetë mirë, por duhet të mbet me këmbë në tokë”, ka deklaruar Del Piero.
Vialli shënoi 53 gola në 145 ndeshje për ‘Zonjën e Vjetër’, ndërkohë që Del Piero shënoi plot 290 gola në 705 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/