Muri i Madh i Kinës, është një seri muresh dhe fortifikimesh të vjetra, të vendosura në Kinën veriore, dhe të ndërtuara rreth 500 vjet më parë. Vlerësimet e gjatësisë së tij variojnë nga 1,500 deri në 8,000 km. Por një vëzhgim arkeologjik i kryer në vitin 2012 nga Administrata Shtetërore e Trashëgimisë Kulturore të Kinës, sugjeroi se muri është më shumë se dyfishi i asaj gjatësie rreth 21,000 km.
Po sa informacion keni ju vetë mbi Murin e Madh Kinez? Dhe cilat janë legjendat dhe të vërtetat mbi të?
1. Nuk mund të shihet dot nga Hëna
Ishte ilustratori amerikan Robert Ripli, ai që e cilësoi “veprën më të madhe të njeriut, të vetmen që do të ishte e dukshme për syrin e njeriut që nga Hëna”. Natyrisht, kjo deklaratë, nuk ishte e bazuar në asnjë dëshmi, pasi u bë 30 vjet para se një njeri të udhëtonte realisht një hapësirë. E megjithatë, ky pretendim nisi të përdorej rëndom. E vërteta u tregua një herë e mirë gjatë fluturimit të parë kinez në hapësirë në vitin 2003, kur astronauti Yang Liwei tha se nuk mundi të shihte asgjë nga muri nga lartësia e orbitës.
2. Muri nuk është aq i vjetër sa mendohet
Besohet gjerësisht se muri daton 2,000 vjet më parë, në vitin 221 P.E.S, kur Kina u bashkua për herë të parë. Në fakt, pothuajse çdo gjë që është e vjetër, nuk është sot më shumë se sa një pirg theu. Ideja popullore e Murit rrjedh nga ndërtimi i gurit, i ngritur nga dinastia Ming (1358-1644). Mosha maksimale e tij është rreth 500 vjet.
3. Nuk u ndërtua për të penguar mongolët
Muri u porosit nga Perandori i Parë që vdiq në vitin 210 P.E.S., shumë kohë para shfaqjes së Mongolëve rreth vitit 800. Kërcënimi më pas vinte nga Xiongnu, i cili ndoshta u bë paraardhësi i Hunve. Përballja klasike me Mongolët, ndodhi vetëm nga fundi i shekullit XIV, kur mongolët u dëbua nga Kina nga dinastia Ming.
4. Muri nuk përmban kufoma
Thashethemet e vjetra, flasin për punëtorë që u varrosen brenda në Mur. Këto zëra dolën me gjasë nga historiani kryesor i dinastisë Han, Sima Qian, që e kritikoi perandorin e tij, dhe lavdëroi paraardhësin e tij Qin. Megjithatë, asnjë kockë nuk është gjetur ndonjëherë në brendësi të Murit, dhe nuk ka prova, të shkruara ose arkeologjike, për këtë pretendim.
5. Ka më shumë sesa një mur
Në fakt nuk është një mur, por disa mure. Ata janë në copa, dhe shumë pak prej tyre duken si ato që shohin zakonisht turistët. Seksionet më të ulëta pasohen nga ato më larta – të shkatërruara, të mbipopulluara, të ndaluara për këmbësorët. Në shumë segmente, muri dyfishohet, trefishohet madje katërfishohet. Dhe të gjitha këto pjesë, përputhen njëra me tjetrën kohë pas kohe.
6. Nuk është saktësisht një mur
Në rrethinat e Pekinit gjendet rrënojat e Murit të dinastisë Ming, por më në perëndim, tullat dhe guri i lënë vendin tokës. Nganjëherë me terrene të thepisura, dhe ndonjëherë jo. Dhe ka shumë më tepër sesa mure apo ledhe: kështjella, kazerma, kulla të gardianëve dhe kulla ndriçimi.
7. Muri nuk ndaloi dot asnjëherë ndonjë pushtim
Muri kapërcehej lehtësisht apo shmangej nga fiset veriore. Në vitin 1449, mongolët i shkaktuan një humbje të rëndë kinezëve në pjesën jugore të Murit, dhe vetëm gjatë një periudhe paqeje (1571-1644), u arrit që të përfundohej i tëri. Megjithatë, ai ra para perandorisë Manço në vitin 1644, kur një gjeneral lokal Ming ua hapi pushtuesve portën e largët lindore në Shanhaiguan.
8 . Nuk është mjaftueshëm i gjerë për të kaluar 5 kuaj njëherësh
Është i gjerë, por vetëm disa pjesë rreth Pekinit, të cilat janë ndërtuar si mur dhe rrugë. Pjesë të tjera të murit të dinastisë Ming, sidomos kurrizit që shkon mbi majat e Simatai, janë mjaftueshëm të gjera për të kaluar vetëm një person.
9. Eksploruesi italian Marko Polo e pa në fakt atë
Marko Polo nuk e përmendi kurrë, çka është përdorur si një argument se nuk shkoi kurrë në Kinë. Asokohe (në fund të shekullit XIII-të) e gjithë Kina sundohej nga mongolët, prandaj muri ishte i tepërt, pasi pushtuesit shkatërruan Kinën veriore nën Xhenghis Khanin mbi 50 vjet më parë.
Mongolët, që e injoruar Murin gjatë luftës, nuk kishin nevojë ta përmendin atë në paqe. Marko duhet ta ketë kaluar disa herë gjatë udhëtimeve të tij nga Pekini në pallatin Kublai Khan në Xanadu (Shangdu), por nuk kishte asnjë arsye për ta përmendur këtë fakt. /HistoryExtra – Bota.al/