Legjenda e muzikës, fituesi i çmimeve të shumta Grammy, kompozitori, producenti dhe kitaristi Nile Rodgers do të performoj së bashku me anëtarët e tjerë të bendit të tij Chic gjatë të 30 gushtit, me rastin e hapjes spektakolare të edicionit të pestë të festivalit Sea Dance!
Si bashkëthemelues i bendit Chic, Rodgers ka arritur të bëjë boom në muzikë me hitet si “Le Freak” (single më i shituri në historinë e Atlantic Records!) duke nxitur ardhjen e hip-hopit me “Good Times”.
Ai ndikoi në zhvillimin e muzikës, duke zgjeruar kufijtë e tij dhe qëndron prapa disa prej hiteve më të mëdha si dhe të albumeve të yjeve botëror si: David Bowie, Madonna, Duran Duran, Daft Punk, Eric Clapton, Robert Plant, George Michael, Bryan Ferry, B-52, INXS dhe shumë e shumë tjerë.
Krijimtarinë që e realizoi për artistë si David Bowie, Diana Ross dhe Maddona, kanë arritur që të shiten në mbi 500 milionë kopje të albumeve si dhe 75 milionë singla në mbarë botën.
Bashkëpunimi me Daft Punk në “Get Lucky”, ndoshta edhe bumi më i madh i verës gjatë kësaj dekade, ai me Lady Gaga, David Guetta, Avicci, Pharrell Williams, Kylie Minogue, Pitbull, Sigala, Disclosure dhe Sam Smith pasqyrojnë pararojën e muzikës bashkëkohore.
Puna e tij i tejkalon të gjitha stilet e muzikës në çdo brez të muzikës moderne.
Nile Rodgers pritet ta nxjerrë në shitje albumin e tyre të parë pas 25 viteve në shtator të këtij viti dhe do të titullohet “It’s About Time”. /Telegrafi/