Lajmi i shumë pritur erdhi, Jon Jones i është rikthyer UFC-së.
Legjendari pas suspendimit 15 muajsh i kthehet oktagonit dhe atë në përballjen ndaj Alexander Gustafsson.
Jones do të përballet me suedezin për titullin e lehtë të peshave të peshave të rënda në kuadër të UFC 232 më 29 dhjetor.
Përballja e tij e fundit ishte ndaj kampionit Daniel Cormier, por pasi Jon rezultoi pozitiv në testin e substancave të ndaluara, atij iu morë titulli.
Kjo nuk është përballja e parë mes Jones dhe Gustafsson, dyshja janë ndeshur edhe pesë vite më parë, Jones kishte fituar me vendim unanim në Toronto në kuadër të UFC 154.
Edhe pse kjo përballje është vështirë e parashikueshme, Jon Jones shikohet favorit.
Vlen të theksohet se Gustafsson është shokë i mirë me shqiptarin e vetëm në UFC dhe dyshja shpesh herë kanë folur për faktin se ata nuk do pranonin asnjëherë një përballje mes tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=di71YRjXR1o