Boksieri i njohur, Elvir Muriqi, së fundmi ka qëndruar në Kosovë.
Ai ka qëndruar në vendin tonë enkas për të provuar rolin e aktorit.
Bëhet fjalë për videoklipin e ri të Labinot Rexhës, i cili po punohet nga produksioni Artvision.
Telegrafi mëson se Artvision ka mbaruar xhirimet e klipit ku merr pjesë Elvir Muriqi.
Një prej skenave ku është paraqitur boksieri që dikur ishte në majen e boksit botëror është edhe sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Projekti është punuar në muzikë nga Machiato Band në video të Artivison me regji e skenar të Taulant Pallqës.
Videoklipi i Labit me personazh kryesor Elvir Muriqin do të lansohet në ditët në vijim dhe në Telegrafi do të vijë si premierë. /Telegrafi/