Ish trajneri i njohur i Milanit dhe kombëtares italiane Arrigo Sacchi i ka shkruar një mesazh kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Në mesazhin që ka postuar Rama në rrjetin social Facebook, Sacchi ka lavdëruar kombëtaren e Shqipërisë, duke thënë se lojtarët kuqezi kanë nderuar atdheun e tyre.
Postimi i Edi Ramës në Facebook:
Një sms që mbërriti sot në telefonin tim nga një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror:
I dashur Edi,
jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe një futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime.
Një përqafim të fortë Arrigo Sacchi