Ribashkimi i grupit legjendar, “Abba”, është shtyrë për vitin 2021 – bën të ditur Independent.
Si arsye kryesore e shtyrjes së bashkimit të sërish është përmendur kriza e krijuar si pasojë e pandemisë globale të coronavirusit.
Katërshja e njohur kishte planifikuar të ribashkohet dhe të prezantojë disa këngë të reja para fundit të këtij viti, mirëpo u detyruan t’i shtynin planet për vitin pasues.
“Grupi i ka incizuar pesë këngë të reja, të cilat është dashur të publikoheshin para fundit të vitit 2020. Megjithatë, për shkak të problemeve teknike, por edhe pandemisë së coronavirusit, publikimi i materialeve të reja duhet të presë deri në vitin 2020”, ka deklaruar anëtari i grupit, Bjorn Ulvaeus.
Kujtojmë që albumi i fundit i “Abba” (grupi që përbëhet nga Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson, Anni-Frid Lyngstad dhe Agnetha Faltskog) është lansuar në vitin 1982, ndërsa gjatë viteve të nëntëdhjeta i kanë publikuar edhe tri këngë të reja. /Telegrafi/