Telegrafi

Legjenda turke: Kosova pati paraqitje fantastike

Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0 në saje të dy golave të pranuar në pjesën e dytë.

Sergen Yalcin, legjenda e kombëtares turke, ka folur pas takimit mes kombëtares turke dhe Kosovës.

Lexo po ashtu Fatih Terim vlerëson lartë paraqitjen e kosovarëve

Ai ka lavdëruar përfaqësuesen kosovare për paraqitjen ndërsa ka kritikuar kombëtaren turke, transmeton Telegrafi.

“Turqia pas shënimit të dy golave u lirua si shumë dhe mezi pritnin të përfundonin loja. Kjo nuk duhet të ndodh pasi që Kosova ishte e rrezikshme me kundër sulme. Ata patën një paraqitje të mirë ndërsa në disa raste edhe kanë mundur të shënonin si në pjesën e parë. Të shohim se çfarë do të ndodh deri në fund të kualifikimeve”, tha Yalcin.

Tani, analisti dhe trajneri 44-vjeçar ka luajtur 37 takimi për kombëtaren turke ndërsa ka shënuar pesë gola.

Ndryshe, pas kësaj fitore, Turqia zë pozitën e katërt me pesë pikë të grupit I, ndërsa Kosova renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Arda Turan: Kosova të gjithëve do t'iu bëjë problem në grup