Pak çaste në fushë i kanë mjaftuar Francesco Tottit për të shënuar kundër Genoas.
Kapiteni i Romës porsa hyri në fushë e barazoi rezultatin. Manolas e goditi me kokë harkimin drejt zonës dhe aty ishte ikona për të shënuar (87’).
Menjëherë pas u akordua penalti në favor të Giallorossëve dhe natyrisht përgjegjësinë e mori legjenda e futbollit italian.
Goditja e tij nga pika e bardhë ishte e saktë duke ia dhënë epërsinë Romës (89’). /Telegrafi/