Legjenda e muzikës rok, Rod Stewart, e ka befasuar një çift britanik që po martohej në Caesar Palace të Las Vegasit.
Rokeri u shfaq pa paralajmëruar në ceremoninë martesore të Andrew Aitchison dhe Sharon Cook duke qenë dhurata më e bukur për dasmë.
So @rodstewart just turned up at our wedding and sang to my wife! I can’t believe what has happened in the last week and this has just topped it off. Thank you Rod you’ve absolutely made our dream wedding you absolute legend. We Can’t wait to see you Friday #LikeACaesar #SirRod pic.twitter.com/xIv9QmJhnD
— Andy Aitchison (@AndyAitcho) October 3, 2019
Andrew dhe Sharon nga Liverpuli për pak sa nuk e anuluan dasmën e tyre, pasi operatori i udhëtimeve, Thomas Cook, kishte falimentuar.
Nga Caesar Palace kishin dëgjuar për këtë dilemë dhe iu ofruan ndihmë në mënyrë që ceremonia martesore të zhvillohej.
Për më shumë, u kishin përgatitur edhe një befasi të madhe – Rod Stewart u shfaq befas dhe këndoi për çiftin. /Telegrafi/
💑Andrew and Sharon have done it!
Their Vegas wedding was in doubt after Thomas Cook collapsed but now they've had a wedding their guests will never forget! 🤩 pic.twitter.com/dX5PM7DJuR— BBC Breakfast (@BBCBreakfast) October 4, 2019