Legjenda e Manchester Unitedit, Sammy McIlroy ka thënë se Christian Eriksen ka mundësinë që të jetë një shtesë “e pabesueshme” për Djajtë e Kuq.
27-vjeçari danez po shkon drejt mbetjes lojtar i lirë dhe pa asnjë indikacion se do të bihet dakord për një zgjatje kontrate me Spurs, të cilët pritet të fitojnë para me shitjen e tij këtë afat kalimtar.
Unitedi ka qenë prej kohësh i lidhur me Eriksenin dhe mund të vendosë që ka ardhur koha për të bërë lëvizjen e tyre.
Ole Gunnar Solskjaer konsiderohet se ka nevojë për më shumë kreativitet në Old Trafford, me lojtar si Jack Grealish dhe James Maddison që gjithashtu pëlqehen.
McIlroy mbështet lojtarët e rinj anglezë, por beson se vlera më e mirë mund të gjendet në rrëmbimin e Eriksenit nga një rival i madh i Ligës Premier.
“Ne kemi nevojë për pak përvojë”, ka thënë fillimisht McIlroy për Love Sport Radio.
“Eriksen është i aftë të jetë absolutisht i pabesueshëm. Këtë sezon ai nuk duket as sa gjysma e lojtarit që është, por ai është lloji i lojtarit të mesfushës që United duhet ta ndjek”.
“Unë do ta merrja atë, Maddison ose Grealish – diçka është e nevojshme dhe ne kemi nevojë për një sulmues të dëshmuar gjithashtu!”.
“Ole ka deklaruar se nëse dikush që do ta përmirësojë skuadrën, klubi do të veprojë. Por, nuk ka kuptim që dikush të futet vetëm për hir të tij”, përfundoi legjenda e Djajve të Kuq. /Telegrafi/