Telegrafi

Legjenda kroate, Zvonimir Boban, bën homazhe për Vokrrin

Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban, ka bërë homazhe për Fadil Vokrrin në Kuvendin e Kosovës.

Ikona e futbollit shqiptar vdiq të shtunën pas një komplikimi shëndetësor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Fadil Vokrrit

Boban është një emër i madh i futbollit botëror, i cili më parë ka qenë futbollist i Milanit dhe ka përfaqësuar Kroacinë.

Aktualisht Boban është zëvëndëssekretar i Përgjithshëm i FIFA-s.

Pos Bobanit edhe shumë figura tjera të shquara nga sfera e sportit morën pjesë në homazh.

Fadil Vokrri vdiqnë moshën 57 vjeçare. Ai ishte kryetar i FFK-së dhe njeriu meritor pse Kosova sot është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. /Telegrafi/