Legjenda kolumbiane Faustino Asprilla, e ka kritikuar kapitenin James Rodriguez për sjelljet e tij kundrejt bashkëlojtarëve.
Ai thotë se këtë zakon të keq e ka trashëguar nga Cristiano Ronaldo.
“James duhet t’u ndihmojë bashkëlojtarëve (në kombëtare) sepse ata janë të rinj të cilët e respektojnë atë dhe nuk guxojnë t’ia kthejnë fjalën”.
“Mund të grindesh me kundërshtarë e gjyqtar, por ta bësh të njëjtën me bashkëlojtarë vetëm pse s’të është pasuar topi, është gjë e shëmtuar në futboll”.
“James e ka marrë këtë zakon nga Cristiano Rolando, i cili e bën këtë gjë çdo ditë,” ka shtuar ai.