Kobe Bryant ka treguar nivelin legjendar të tij prej ikone basketbollistike duke realizuar plot 60 pikë në ndeshjen lamtumirëse për të në fitoren ndaj Utah Jazz me rezultat 101-96.
Kjo ndeshje ishte gjithçka tjetër pos hajgare, pasi që të dyja skuadrat hynë me synimin për fitore, teksa Utah e kishte esenciale fitoren për të siguruar play offin.
Por, fakti që Kobe ka ndeshjen lamtumirëse do të thoshte se ai do të bënte përpjekjen e fundit për të lënë gjurmë – dhe ai, e bëri këtë, shkruan Telegrafi.
Kobe realizoi plot 60 pikë, ku u tergua i sakt në 22 nga 50 tentime, me një saktësi prej afro 50 % në fundin e karrierës së tij.
Ai qëlloi plot 6 treshe dhe bëri edhe katër asistime, duke qenë vendimtar në fitoren e ekipit të tij në natën e paharruar lamtumirëse.
Utah Jazz bëri mjaft përpjekje, por me këtë humbje dështoi të siguronte play offin.
Kobe u përshëndet me lot nga ky takim, i fundit për të në karrierë në NBA.
Kobe Bryant është legjendë e gjallë, i krahasueshëm me Michael Jordanin. Ai fitoi pesë tituj të kampionit të NBA, por klasi i tij ka inspiruar miliona të rinj e basketbollist të sotëm, të cilët i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit nga ky sport. /Telegrafi/