Telegrafi

Legjenda këshillon Interin: Nënshkruani me Verrattin

Ish-mesfushori i Interit, Nicola Berti këshillon drejtuesit e klubit, Suning Group, se nëse kanë të holla atëherë të nënshkruajnë me Marco Verrattin.

Mesfushori i Paris Saint-Germain është parë si një nga talentet më të mëdhenj në Evropë, dhe ka qenë i lidhur me Nerazzurrët së bashku me Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën.

Lexo po ashtu ​Verratti kërkohet nga top klubet evropiane

Megjithatë, ish-mesfushori i Interit, Berti, i ka këshilluar drejtuesit kinezë që të nënshkruajnë me mesfushorin italian.

“Kjo varet nëse ekipi kualifikohet për në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Berti duke folur për Gazzamercato, transmeton Telegrafi.

“Është herët shumë, kjo do t’iu marrë kohë dhe tifozët do ta kuptojnë”.

Lexo po ashtu ‘Verratti është pasardhësi natyral i Xavit në Barcelonë’

“Për të mos mbetur si sot, ata do të duhet të marrin tre nënshkrime të rëndësishme dhe unë mendoj se ata janë duke punuar për sezonin e ardhshëm”.

“Kush do duhet të nënshkruajë? Verratti në vend të [Geoffrey Kondogbia], për të cilin unë nuk jam ende i çmendur. Nëse Suning kanë të holla, të nënshkruajnë me Verrattit”, përfundoi ish-mesfushori i Interit. /Telegrafi/