Paraqitjet e fundit nuk kanë qenë fort bindëse për Thomas Strakoshën, megjithatë kjo nuk e zbeh sezonin e tij pozitiv.
I këtij mendimi është edhe legjenda e portës së Lazios dhe Juventusit, Angelo Peruzzi, aktualisht menaxher i ekipit nga kryeqyteti italian.
“Po ecën shumë mirë, është viti i tij i parë në Serinë A dhe po luan mirë”.
“Ka një të ardhme të shkëlqyer. Ndonjë gabim e bëjnë të gjithë, por bilanci i Strakoshës është tejet pozitiv”, u shpreh ish-“gardiani” i kombëtares italiane për Sportmediaset.
Strakosha e ka mbrojtur portën e Shqipërisë edhe në dy ndeshjet e fundit të kombëtares.