Telegrafi

Legjenda gjermane Matthaus: Bayern Munich do ta ndërrojë trajnerin, ka gati zëvendësimin

Te Bayern Munich ka një situatë të çuditshme, pasi trajneri  Hasni Flick dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic, nuk shkojnë mirë edhe përkundër sukseseve të mëdha.

Sipas legjendës gjermane Lothar Mattahus, trajneri i bavarezëve do të largohet nga kampionët e Evropës në fuqi për të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.

“Nuk besoj se ai dhe Salihamidzic do të punojnë bashkë vitin e ardhshëm. Besoj se pas dy ndeshjeve kundër Paris Saint-Germain do të flasë me Kahn dhe Rummenigge dhe do të thotë se ka dëshirë të shkojë te kombëtarja”, ka thënë Matthaus për Sky.

Sipas Matthaus, tashmë Bayern Munich ka menduar për zëvendësuesin e radhës dhe ai do të jetë Julian Nagelsmann.

“Të gjithë e dinë se Bayern duhet ta ketë gati zëvendësuesin në rast se Flick do të largohet. Për momentin ata po shikojnë Julian Nagelsmannin e RB Leipzig” nënvizoi ai. /Telegrafi/