Telegrafi

Legjenda Gheorghe Hagi shkarkon veten nga posti i trajnerit

Legjenda rumune Gheorghe Hagi ka dhënë dorëheqje nga posti i menaxherit në klubin të cilin e themeloi vetë, shkaku i rezultateve negative.

Në vitin 2009 Hagi themeloi ekipin Viitorul Constanta dhe sivjet ai hyri në ligën rumune, por në tetë ndeshjet e fundit ekipi i tij ka siguruar vetëm dy pikë.

Hagi vendosi që në ekip duhet ndryshimi – së paku deri në fund të këtij sezoni.

“Dua ta analizoj situatën”, ka thënë Hagi pasi shkarkoi veten nga pozita e menaxherit.

Kur u pyet për ndonjë ndryshim të mundshëm në fund të këtij sezoni, “Maradona i Karpateve” u përgjigj: “Nuk e di nëse do të jem këtu gjatë verës”.

Ai gjatë karrierës së tij si futbollist luajti për Barcelonën dhe Real Madridin.