Telegrafi

Legjenda franceze kritikon Messin pas fjalëve për PSG-në: Si mundet të flasë kaq marrëzi?

Lionel Messi vendosi të shkojë në Inter Miami dhe këtë gjë argjentinasi e konfirmoi në një intervistë për mediat katalanase. 

Ai negocioi me Al-Hilalin, kishte edhe një opsion për t’u rikthyer në Barcelonë, por vendimi erdhi për klubin amerikan të MLS.

Messi arrin te Interi pasi i skadoi kontrata me PSG-në. Në atë klub ai fitoi dy tituj kampion francez dhe një Superkupë dhe pas largimit e pranoi se nuk ishte i lumtur në Paris.

Lexo po ashtu Aguero zbulon mesazhin që ia dërgoi Messit kur mësoi se bashkëkombësi i tij po kalonte te Inter Miami

Christophe Dugarry, kampion bote me Francën në vitin 1998, kritikoi argjentinasin për fjalët e thëna pas largimit nga Parisi.

“Me gjithë respektin e duhur, është e shëmtuar dhe e pakuptueshme. Jam lodhur nga lojtarët që flasin vetëm për veten e tyre. Ata kanë gjithçka për të qenë të lumtur. Ai thotë se nuk është i lumtur, por ta vë vetën në vend të shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe tifozëve”.

“Nuk e kuptoj, a nuk ka Messi këshilltar? Si mund të flasë kaq marrëzi? Të njëjtën gjë ka bërë edhe Ibrahimovic, dhe e njëjta gjë do të ndodhë me Neymarin pas largimin nga Parisi. Beckham, nga ana tjetër, u largua me stil”, ka thënë lojtari i famshëm në një bashkëbisedim me Jerome Rothen. /Telegrafi/