Site icon Telegrafi

Legjenda fascinohet nga Leicesteri, saqë është i gatshëm të heqë dorë nga pensioni për të luajtur

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka thënë se trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, e ka bërë që të dëshirojë që të kthehet nga pensioni.

Lideri i Ligës Premier bëri edhe një hap tjetër drejt titullit pas fitores prej 4-0 ndaj Swansea Cityt dhe ish-sulmuesi francez është i magjepsur nga kjo saqë do të luante sërish.

“E dini çfarë më pëlqen rreth Ranierit? Ai të bën të dëshirosh të luash sërish”.

“Dua ta filloj përsëri karrierën time dhe të luaj për të”, ka deklaruar Henry për Sky Sports.

Francezi u pensionua në vitin 2014, ndërsa për herë të fundit luajti në MLS me New York Red Bulls. /Telegrafi/

Exit mobile version