Telegrafi

Legjenda e WWE, James ‘Kamala’ Harris humb betejën me coronavirusin

(Foto: Instagram/wwe)

Legjenda e WWE-së, James ‘Kamala’ Harris, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.

Ish-ylli i mundjes spektakolare ka qenë pjesë e kompanisë së Vince McMahon në vitet e tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta.

Siç bëhet e ditur, ai ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga coronavirusi.

(Foto: Instagram/wwe)

Bashkautori i autobiografisë së tij, Kenny Casanova, e ka konfirmuar lajmin në Facebook, duke thënë se fatkeqësisht spekulimet rezultuan të vërteta.

“Fatkeqësisht, thashethemet ishin të vërteta. Për më keq, ishte corona që e mori; ai ishte nga të mirët”, shkruan në njoftim.

(Foto: Instagram/wwe)

Një deklaratë zyrtare dhe një telegram ngushëllimi e ka lëshuar edhe WWE duke shprehur pikëllimin për vdekjen e Kamalas. /Telegrafi/