Telegrafi

Legjenda e WWE, Bautista tregon transformimin trupor 33-vjeçar, gjithmonë një ‘bishë’

Ish-ylli i WWE dhe aktualisht aktori në Hollywood, Dave Bautista (i njohur më shumë në WWE) ka përdorur rrjetet sociale për të treguar transformimin e tij trupor 33-vjeçar.

51-vjeçari u pensionua nga wrestling në vitin 2018 një përballje kundër Triple H në WrestleMania 35.

Postimi i tij në Instagram përfshinë moshën 18-vjeçare deri në atë 51-vjeçare, me vitet 1987, 1996, 2007, 2011, 2017, 2019 dhe aktualisht në vitin 2020.

Jo çdo sportist apo yll televiziv ka arritur të mbajë një trup muskulor, mirëpo Bautista është njohur gjithmonë si një bishë.

Fotot e publikuar në llogarinë e tij zyrtare e tregojnë më së miri se në çfarë gjendje ka qenë trupi i tij dhe në çfare është.

Pas një karriere të suksesshme në WWE, Bautista po tentont të ndërtojë një të tillë në Hollywood, gjersa ka qenë pjesë e disa filmave, si Avengers e Guardans of the Galaxy. /Telegrafi/