Site icon Telegrafi

Legjenda e tenisit pritet të dënohet me shtatë vite burg për deklarim të rremë

Legjenda e tenisit dhe fituesi i tre çmimeve Wimbledon, Boris Becker, po përballet me forcën e ligjit pasi pritet të dënohet me shtatë vite burg.

Ai u shpall fajtor ditën e premte për shkeljen e ligjeve të falimentimit në Mbretërinë e Bashkuar.

54-vjeçari u akuzua për fshehje të pasurive me vlerë miliona euro, ku në këtë pasuri përfshihen edhe dy trofe të Wimbledon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Boris Becker

Këtë gjë ai e ka bërë për të shmangur pagesën e borxheve të tija pas falimentimit në vitin 2017.

Sot gjykata e shpalli fajtor gjashtë herë kampionin e “Grand Slam”, ishin katër akuza në drejtim të tij. por u lirua nga 20 pika të tjera.

Becker ka fituar titullin e tij të parë në Wimbledon në 1985 kur ishte vetëm 17 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version