Telegrafi

Legjenda e Rumanisë frikësohet vetëm nga Kosova, të tjerat në grup nuk i konsideron

Kosova tashmë ka mësuar kundërshtarët në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të përballen me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë ose Gjibraltarin.

Komenti i parë për këtë short nga jashtë vendit ka ardhura nga legjenda e futbollit rumun, Marius Lacatus.

Lexo po ashtu Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Ai ka thënë se ata do të synojnë vendin e parë në grup, ndërsa kundërshtari më i fortë është Kosova.

“Mendoj se mund të përfundojmë në vendin e parë pa shumë probleme”, ka thënë fillimisht Lacatus.

“Sigurisht që pretendenti i vetëm do të jetë Kosova. Nuk e di nëse të tjerët mund të na shkaktojnë probleme”.

“Do të llogariten ndeshjet direkte me Kosovën”, shtoi më tej ai në emisionin Fotbal Club nga Digi Sport. /Telegrafi/