Emilio Butragueno e ka cilësuar Bayern Munichun si kundërshtarin më të vështirë që ka mundur t’i tërheq shorti.
Fati deshi që shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për këtë sezon të ndesh dy nga skuadrat më të mëdha në botë, Real Madridin dhe Bayern Munichun.
Pas shortit, pati shumë kundërthënie nga të dy taborët, teksa i fundit që ka folur për këtë ndeshje është legjenda e klubit, Butragueno.
Sipas legjendës së ‘Mbretërve’, Bayerni janë skuadra më e vështirë që ka mundur t’ia tërheq shorti, por beson se njësoj mendojnë edhe gjermanët.
“Bayerni ishte njëri nga kundërshtarët më të vështirë që ne mund të kishim tërhequr”, ka thënë fillimisht Butragueno për mediat spanjolle.
“Unë jam i sigurt se ata janë duke thënë të njëjtën gjë për ne”, përfundoi legjenda e Real Madridit.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë 18 dhe 19 prill. /Telegrafi/