Telegrafi

Legjenda e Real Madridit këmbëngul se Vinicius Jr është më i mirë se Mbappe

Legjenda e Real Madridit, ish-mesfushori Guti këmbëngul se ylli brazilian, Vinicius Junior është superior ndaj yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Pas epokës së Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, vitet e fundit janë pasqyruar me talent të mëdhenj në rritjet që do ta udhëheqin futbollin botëror.

Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe janë padyshim dy nga emrat më të përfolur, por sipas Gutit, braziliani është më i mirë se francezi.

Lexo po ashtu Carlo Ancelotti mendon se ka një lojtar të ri më të mirë në botë

Guti ka thënë se Viniciur Jr është i aftë të bëhet ‘zot i futbollit’ nëse bëhet më i qëndrueshëm.

“Është e pabesueshme. Mënyra se si ai u jep frikë mbrojtësve, sa lehtë mund të driblojë në një mënyrë ose në një tjetër”, ka thënë fillimisht Guti për El Chiringuito.

“Kur të ketë më shumë qëndrueshmëri me topin e tij të fundit, ai do të jetë një zot i futbollit”.

I pyetur nëse Vini Jr është më i mirë se Mbappe tani, Guti nuk hezitoi të përgjigjet.

“Sigurisht. Forma aktuale? Numër një tani. Kam parë PSG-në dhe ndeshjet e tyre në ligë dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Është e vërtetë që Mbappe është vërtet i mirë, por ajo që Vinicius po bën tani është jashtë kësaj bote”, përfundoi legjenda e Real Madridit. /Telegrafi/