Arvydas Sabonis është njëri nga basketbollistët më të mëdhenj lituanez të të gjitha kohërave.
Lituanezi i pensionuar, tanimë kryetar i Federatës së Basketbollit të Lituanisë, është njëri nga basketbollistët më të mëdhenj që ka shkelur në Kosovë.
Pas ndeshjes që Lituania e fitoi ndaj Kosovës në Prishtinë, Sabonis ka folur për paraqitjen e skuadrës kombëtare të Lituanisë, për kombëtaren e Kosovës dhe tifozët kosovarë.
Kur u pyet nëse basketbollistët e Lituanisë janë hutuar nga atmosfera e krijuar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, Sabonis ka thënë: “Duhet t’i pyesni lojtarët për këtë [qesh]. Padyshim që ishte atmosfera, por më pas lojtarët u relaksuan dhe gjithçka shkoi mirë.”
Sabonis deklaroi se Lituania mori një rezultat të mirë në Kosovë, pas fitores 99:61.
“Siç e patë edhe ju, rezultati ishte i mirë edhe pse patëm një fillim nervoz”, ka thënë Arvydas Sabonis, ish-basketbollisti i Portland Timbers dhe ish-Federatës së Bashkimit Sovjetik.
Ndërkaq, Sabonis foli edhe për Kosovën. Dalloi dy basketbollistë, Berishën e Bmaforthin. “Në skuadrën e tyre [Kosovës v.j] luanin vetëm dy basketbollistë – në pamundësi për të shënuar të tjerët – ata harxhuan bateritë”, deklaroi Sabonis.
Lituania do të luajë përballë Hungarisë të dielën, ndërsa Kosova udhëton në Hungari në të njëjtën ditë. /Insajderi.com/