Gjersa po e nxjerrin zvarrë prej palestrës, Oakley bërtiste ” Dolan e ka urdhëruar këtë”, duke iu referuar pronarit të New York Knicks, James Dolan.
Situatën është përpjekur ta qetësoj presidenti i klubit më mirë i njohur Phil Jackson, por pa dobi.
Legjenda e basketbollit amerikan dhe shumë skuadrave të NBA-s, Oakley është akuzuar për tre sulme të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Klubit njujorkez menjëherë pas incidentit, ka njoftuar opinionin se Oakley u arrestua dhe u dërgua në polici për sjellje të pahijshme në shkallët e palestrës.
Por, mediat amerikane thonë se e gjithë kjo ka ndodhur shkaku se Oakley kishte blerë bileta dhe zyrtarët e klubit i kërkuan që të largohet prej pronarit Dolan, kjo ishte e mjaftueshme që të shpërthejë legjenda.
Oakley vitin e fundit është në konflikt të vazhdueshëm me administratën e ish-klubit, pasi që është i padëshirueshëm në Madison Square Garden shkaku që kërkoi prej LeBron Jamesit të mos transferohej tek Knicksat gjatë vitit 2010, kur ai ishte lojtar i lirë. /Telegrafi/