Telegrafi

Legjenda e Manchester United zbulon formacionin me lojtarët që duhet t’i blejë kjo skuadër sipas tij (Foto)

Mbrojtësi që ka luajtur për shumë vite te Manchester United, Phil Neville, ka bërë një formacion se si e mendon ai ish-skuadrën e tij në sezonin e ardhshëm.   

Lojtari që ka luajtur edhe si mesfushor ka postuar një foto në Instagram, se si duhet të renditet skuadra e Jose Mourinhos.

Neville beson që David de Gea do të largohet nga United dhe në vend të tij propozon portierin e Tottenham Hotspur, Hugo Lloris.

Lloris shihet nga Neville si portieri i ardhshëm i United

Krahun e djathtë ia beson mbrojtësit aktual, Antonio Valencias.

Në qendër parashikon një dyshe mes Eric Bailly dhe yllit të Real Madridit,  Raphael Varane. Në të majtë parashikon mbrojtësin e Monacos, Benjamin Mendy.

Mendy, mbrojtësi që po kërkohet nga shumë skuadra

Nuk ka vend për dyshen angleze Chris Smalling e Luke Shaw, që i sheh si rezervistë.

Lexo po ashtu Nëntë yjet e mëdhenj që mund të largohen këtë verë nga Ligën Premier (Foto)

Në mesfushë Neville pëlqen të transferuarin nga Juventus, Paul Pogba, mesfushorin aktual Ander Herrera dhe pret blerjen e mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko.

Me Pogban dhe Herreran parashihet Bakayoko

Sulmi me idetë e Neville nuk të jetë një bombë. Me Ibahimovicin e sheh përkrahë edhe Antoine Griezmannin dhe Gareth Balen.

Griezmann flitet se ka parakontratë me Unitedin

Nëse Manchester United e fiton këtë vit Ligën e Evropës, pa dyshim që sezonin e ardhshëm do të ishte një kockë e fortë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/