Mbrojtësi që ka luajtur për shumë vite te Manchester United, Phil Neville, ka bërë një formacion se si e mendon ai ish-skuadrën e tij në sezonin e ardhshëm.
Lojtari që ka luajtur edhe si mesfushor ka postuar një foto në Instagram, se si duhet të renditet skuadra e Jose Mourinhos.
Neville beson që David de Gea do të largohet nga United dhe në vend të tij propozon portierin e Tottenham Hotspur, Hugo Lloris.
Krahun e djathtë ia beson mbrojtësit aktual, Antonio Valencias.
Në qendër parashikon një dyshe mes Eric Bailly dhe yllit të Real Madridit, Raphael Varane. Në të majtë parashikon mbrojtësin e Monacos, Benjamin Mendy.
Nuk ka vend për dyshen angleze Chris Smalling e Luke Shaw, që i sheh si rezervistë.
Në mesfushë Neville pëlqen të transferuarin nga Juventus, Paul Pogba, mesfushorin aktual Ander Herrera dhe pret blerjen e mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko.
Sulmi me idetë e Neville nuk të jetë një bombë. Me Ibahimovicin e sheh përkrahë edhe Antoine Griezmannin dhe Gareth Balen.
Nëse Manchester United e fiton këtë vit Ligën e Evropës, pa dyshim që sezonin e ardhshëm do të ishte një kockë e fortë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/