Scott McTominay është shfaqur si një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Antonio Contes, Napoli, disa muaj pasi u largua nga Man United për vetëm 21 milionë funte.
Ish-mbrojtësi legjendar i Man United, Jaap Stam, argumenton se klubi i Ligës Premierbëri një gabim duke shitur të diplomuarin e tyre në akademi.
“Scott McTominay ka qenë një ndikim shumë i rëndësishëm në Manchester United edhe pse ai nuk ishte një titullar i garantuar”, tha Stam.
“Ai shënoi gola dhe pati një ndikim të madh dhe këta janë lojtarët që nuk dëshironi t’i humbni si klub futbolli”.
“Largimi mund të ketë qenë një hap i mirë për të, siç po diskutohet aktualisht me Marcus Rashford, por ai mund të ketë dashur të qëndrojë”.
“Ai ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Napolin dhe vetëbesimi i tij po rritet sepse ai po fillon shumicën e ndeshjeve dhe në përgjithësi mendoj se shitja e tij ishte një gjë e keqe për United”.
“Ndonjëherë duhet të marrësh vendime të vështira si klub dhe unë e kuptoj këtë, por nuk do të kisha dashur ta shes McTominay”, tha Stam. /Telegrafi/