Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville është bërë pjesë e festës së fitores së Arsenalit ndaj Leicester Cityt.
Arsenali fitoi ndeshjen hapëse të Ligës Premier ndaj ‘Dhelprave’ me rezultat të ngushtë 4-3, në një lojë të bukur dhe me shumë raste.
Pjesë e festës së fitores së Topçinjve u bë edhe legjenda e Djajve të Kuq, Neville, i cili pas ndeshjes shkoi dhe festoi me Shkodran Mustafin, i cili nuk luajti asnjë minutë pasi i është bashkuar vonë klubin londinez nga pushimet.
“Tri pikët e para për ne… dhe madje Gary Neville duket se po feston këtë fitore të Arsenalit. Ishte e bukur të shihja ish-trajnerin tim përsëri”, ka shkruar Mustafi në rrjetet sociale.
Vlen të theksohet se mbrojtësi me prejardhje shqiptare ka punuar së bashku Nevillen në kohën sa ishte te skuadra e madhe spanjolle, Valencia. /Telegrafi/