Site icon Telegrafi

Legjenda e Liverpoolit shkarkohet nga klubi saudit edhe pse ishte trajneri i muajit dhe është i pamposhtur këtë sezon

Futbollisti legjendar i Liverpoolit, Robbie Fowler është shkarkuar nga bankina e klubit saudit, Al-Qadisiya, pas rrethanave shumë të çuditshme.

Eksperti anglez sigurisht nuk u shkarkua për shkak të krizës së rezultateve, por për disa gjëra të tjera.

Domethënë, që kur është ulur në stolin e këtij klubi, nuk ka përjetuar humbje në ligë, ndërsa është shpallur edhe trajneri i muajit shtator.

Skuadra e tij aktualisht është në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se lideri dhe ka një rekord prej gjashtë fitoresh dhe dy barazime pas tetë ndeshjeve të luajtura.

“Al-Qadisiyah i jep fund marrëdhënies kontraktuale me trajnerin Robbie Fowler. Klubi falënderon trajnerin për atë që ka dhënë gjatë periudhës kontraktuale me ekipin”, thuhet në njoftim.

Lind pyetja, cila është arsyeja e dorëheqjes së tij? Ndjekësit do të donin gjithashtu të dinin shpjegimin.

“Nuk e kuptoj pse dhe për çfarë është kjo, pyesni klubin për detaje të mëtejshme”, ka komentuar shkurt futbollisti dikur kontrovers i Reds.

Nuk iu desh shumë kohë drejtuesve të Al-Qadisiya, klub që garon në ligën e dytë saudite, për të gjetur një zëvendësues për të dhe gjetën alternativë te spanjolli Michel Gonzales. /Telegrafi/

 

Exit mobile version