Ian Rush është fejuar me këngëtaren dhe modelen irlandeze, Carol Anthony, me të cilën është në lidhje qe më shumë se pesë vite.
57-vjeçari dhe 35-vjeçarja u lidhën në fund të vitit 2013, pasi ikona e Liverpoolit u nda me ish-gruan e tij, Tracy, pas 25 viteve martesë.
Happy birthday to my best friend @Ian_Rush9 ..Better with every year! Thanks @BarracudaLDN let the party begin!! ❤ pic.twitter.com/0QYeWOxFmu
— Carol Anthony (@CarolAnthony_) October 20, 2017
“Kemi biseduar për këtë gjë qe një kohë të gjatë. Nuk ndihemi ndryshe, sepse gjithmonë e kemi ditur se do të jemi bashkë për një kohë të gjatë”.
“Kur udhëtojmë bashkë, Ian gjithmonë më prezanton si gruaja e tij. Para dy javësh, e korrigjova dhe i thash: ‘Ian, nuk jam gruaja jote”.
“Ai më tha: ‘E di, por dua që të jesh. Nëse dëshiron të jesh?’”, ka treguar Carol për Irish Independent.
Ndërsa kësaj pyetjeje, modelja i ishte përgjigjur: “Nuk ka asgjë në këtë botë që do të më bënte më të lumtur”.
Let the games begin! @FAIreland v @FAWales love being back in #Dublin @Ian_Rush9 pic.twitter.com/o63ASrg7UT
— Carol Anthony (@CarolAnthony_) March 24, 2017
Duke folur për diferencën në moshë me Sunday People, ajo ka thënë: “Gjithmonë kam qenë tifoze e Liverpoolit. E shikoja Ianin duke luajtur në televizor kur isha më e re. E gjitha familja ime janë tifozë të Liverpoolit”.
“Unë nuk shoh ndonjë diferencë në moshë. E kam menduar njëherë ose dy herë kur jemi lidhur, por nuk e mendoj më. Po përpiqem ta ndal procesin tim të plakjes, por mendoj se Ian duket më mirë se kurrë më parë”, ka thënë Carol. /Telegrafi/