Bruce Grobbelaar dëshiron të shohë Loris Kariusin duke iu dhënë një shans i dytë nga Liverpooli, me ish-portierin që ka siguruar statusin legjendar pasi ka bërë shumë gabime të tijat.
Një ndryshim në mes të shtyllave është duke u shqyrtuar në Anfield pas një shfaqje horror nga numri 1 i tanishëm, Karius, në finalen e Ligës së Kampionëve.
Karius ka kërkuar falje për dy gabimet e kushtueshme në humbjen 3-1 ndaj Real Madridit, por Jurgen Klopp tani është i lidhur ngushtë me disa opsione për të zëvendësuar gjermanin.
Grobbelaar shpreson që Reds do t’i rezistojnë afrimit për të sjellë një portier të ri, pasi portieri që kaloi 13 vjet te anglezët është mirënjohës për mundësitë që iu ishin dhënë kur ai bënte gabime në fillimet e tij.
“Ata më dhanë dy vjet shans të dytë, kështu që pse nuk mund t’i japin atij [Kariusit] një shans të dytë pas një ndeshjeje?”, ka thënë fillimisht ikona e Liverpoolit për BBC Sport.
“Ata duhet ta mbajnë atë në qendër të vëmendjes nga sezoni i ardhshëm. Nëse gabon përsëri, duhet ta kthejnë atë sa më shpejt që është e mundur”.
“Karius do të bëhet portieri më i vlefshëm në Ligën Premier në vitet që do të vijnë. Ai i kushtoi vetëm 4 milionë funte nga Mainz. Ai do të jetë i madh”.
“Liverpool mund të fitojë Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, por ka nevojë për dy lojtarë të tjerë për të shtuar në skuadër. Ata kanë nevojë për një qendërmbrojtës dhe një sulmues”, përfundoi Grobbelaar. /Telegrafi/