Telegrafi

Legjenda e Liverpoolit, Carragher i del në mbrojtje Manchester Unitedit: VAR-i duhet të largohet, është turp

Manchester United humbi ndaj Copenhagen me rezultat 4-3 në një ndeshje të çmendur të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq ishin në epërsi prej 0-2, por në fund nuk arritën të merrnin asnjë pikë.

Skuadrës angleze mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Marcus Rashford në minutën e 42-të. Vendimi është marrë pas rishikimit të pamjeve me ndihmën e VAR.

Lexo po ashtu Ten Hag i tërbuar me gjyqtarin: Gabime të mëdha, kjo nuk ka lidhje me futbollin

Ish-lojtari i Liverpool, Jamie Carragher ka folur gjatë asaj ndeshje, duke thënë që VAR duhet të largohet.

“Ka ardhur koha për të hequr VAR. Kjo është turp. Nuk ka asnjë mënyrë që Rashford të meritonte një karton të kuq. Unë i urrej këto lëvizje të ngadalta ku gjithçka duket dhjetë herë më keq se sa ishte në të vërtetë” shtoi Carragher në kritikën e tij të ashpër ndaj VAR.  /Telegrafi/